Çimi ka ngacmuar Stelën në takimin e tyre të fundit para kamerave duke e pyetur nëse do ta ftojë sërish kur të përfundojë programi.

Stela i tha se është mësuar të bëjë ftesa, ndërsa Çimi i tha se do e lërë në stol ashtu siç ka bërë ajo.

Stela: Mezi pres të mbyllet emisioni se e kam shumë të rezervuar jetën private. Më bezdisin kamerat.

Çimi: Mos na mbyllësh telefonin, mos na bësh bllok.

Stela: Më çmende që më ngacmon. Kur të mbaroj emisioni do më ftosh?

Çimi: Do të të lë në stol aq sa më ke lënë ti. Do të të bëj nja 10 ftesa që të mos thuash që nuk të kam ftuar. Pastaj mund të vazhdosh me 100-200, po ti nuk do bësh ftesa?

Stela: Sigurisht, jam mësuar.

Çimi: Ishalla nuk fton gjithë panelin.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel