Historia e dashurisë mes Melisa Lleshit dhe Andi Shehut shkoi aq mirë sa nisën të bashkëjetonin. Ata janë kthyer në një nga ciftet më të dashur të publikut dhe përpiqen të mos e ekspozojnë jetën e tyre private, por nuk i shpëtojnë dot pyetjeve të shumta.
Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, Melisa ka treguar disa detaje nga marrëdhënia e saj me Andin pa lënë pas edhe batutat.
Ajo zbuloi se gjëja që e acaron më shumë tek Andi është fakti se ai nuk ia “var”, pasi luan shumë në play station.
Të pyetur se kur do të fejohen, Melisa vendosi që përgjigjen e kësaj pyetjeje ta jepte Andi.
“Vitin tjetër”, u dëgjua të thoshte ish-konkurrenti në sfond gjatë kohës që Melisa realizonte videon, por nuk dihet nëse e kanë seriozisht, sepse krahas saj, këngëtarja shkroi: “Thjesht po bëjmë shaka”.
Melisa tregoi edhe bisedën e fundit që kanë pasur në rrjetin social “Ëhatsapp”, në të cilin shkruhej:
Në të shkruhej:
Andi: Mirë dashuria ime.
Melisa: Dy zemra të kuqe emoji. Në 9 e 15 mbaroj jetë.
Andi: Bëj ndonjë video të të shoh pak lali.
Melisa: Okay.
Lleshi nuk e tregoi se për çfarë videoje bëhej fjalë, por shkroi krahas fotos se ka qenë duke u praktikuar.
Top Channel