Debati mes Linditës dhe Stelës ka vijuar për shkak të reagimeve në rrjete sociale dhe takimit të Stelës me Çimin.

Ishte Lindita që tregoi bisedën që ndodhi gjatë publicitetit me Stelën teksa komentonin për reagimet dhe kërcënimet e ndjekësve në rrjete sociale.

Në një moment, me tone ironie e pyeti nëse fle gjumë natën, ndërsa Stela përpiqej të ruante qetësinë.

Lindita foli me tone të larta ndaj Stelës duke i thënë që “ta mbyllë gojën sepse është xheloze për Çimin”.

Stela: I ka ngelur mendja tek rangu.

Lindita: Do pres fansat e tu tha.

Stela: Mos ki problem fare, vazhdo kështu  si e ke nisur.

Lindita: Ndjekësit e tu të më ofendojnë mua nuk kam pse të them.

Stela: Ndryshe janë ofendimet. Shiko mbarëvajtjen se vetëm skenare po bën.

Lindita: A fle gjumë natën ti apo mendon ndjekësit se unë e bëj gjumin tullë.

Stela: Mos e vrit mendjen.

Lindita: Mund të bësh denoncime në polici se ndjekësit kanë emër dhe mbiemër. Kjo është xhelozi. Nëse ndjekësit e tu më ofendojnë mua, mund të mërzitem me ty? Ç’lidhje kam unë me ndjekësit e mi këtu? Ju jeni kalamaj tani.

Stela: Nuk e hapa unë. Kush i dha rëndësi, vetë e tha në studio.

Lindita: Unë i thashë Stela pse më ofendon, kjo më tha që do presim fansat. Më akuzon drejtpërdrejtë. Mbylle gojën, mos fol për mua nëse nuk do të të jap përgjigje. Kjo jap unë, kush do të ketë shoqëri me mua, nuk jam falso si puna jote. Kjo bëhet xheloze për Çimin, ia kam fajin unë.

Stela: Vazhdon prap me të njëjtat gjëra.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA