Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot që Qerim Ismailaj të vazhdojë mandatin e tij në krye të bashkisë Mallakastër.

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi u shpreh në fund të mbledhjes se Ismailaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit.

Qerim Ismailaj

Ismailaj është dënuar më parë me 3 vite burg në mungesë në Greqi, për dhunë, dënim të cilin nuk e kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit. Prokuroria shqiptare zbuloi se Gjykata e Chios në nëntor të vitit 2000, me një vendim të formës së prerë gjeti fajtor Qerim Ismailajn për veprën penale të konfliktit dhe të përleshjes.

Ky fakt u bë shkak i nisjes së hetimit nga KQZ, që përfundoi në favor të kryebashkiakut.

Avokati mbrojtës e bazoi mbrojtjen e tij në tre shtylla kryesore: Sipas tij, personi në fjalë nuk kishte dijeni për dënimin që kishte marrë në shtetin helen. Në atë përleshje ai vetë ishte dëmtuar dhe sipas tij nuk prekej nga ky ligj, pasi dënimi i marrë në Greqi, në vendin tonë konsiderohet si kundravajtje me gjobë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA