24/11 09:50
Ish konkurrenti i ‘Për’Puthen’ ka postuar në rrjete sociale një foto krahë nënës së tij, foto kjo që mori shumë pëlqime e komente.
Mes komentuese ishte edhe Morena Taraku, e cila komentoi me një zemër.
Kujtojmë se, më herët ka pasur edhe zëra se mund të kishte një lidhje mes tyre. Megjithatë Morena vetë tha se atë dhe konkurrentin e Për’puthen, Atdhe Xharavinën i lidh vëllai i këtij të fundit, Butrinti.
Atdheu ishte i ftuar ditën e djeshme në “Top Arena”, ku foli për ndarjen nga Sara dhe imazhet që i kanë mbërritur për një lidhje të re që spekulohet të ketë nisur ish konkurrentja e Për’puthen.
Kur Antonela e pyeti për nënën, ai nisi të përlotej duke thënë se “për të jeton”.
Top Channel