7 administratorë subjektesh po hetohen në Durrës, pasi kishin vendosur çadra dhe shezlong në zonën e rërës, pa marrë më parë lejen përkatëse.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës dhe Stacionin e Policisë Plazh, në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare në territorin e Durrësit, kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasit:
L. K., 57 vjeç, B. Ç., 57 vjeç, Ll. M., 54 vjeç, Z. D., 54 vjeç, F. G., 61 vjeçe, B. A., 65 vjeç, banues në Durrës dhe E. K., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit u konstatua se këta shtetas kishin zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.
Deri në këto momente janë kontrolluar 80 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 478 shezlongë dhe 239 çadra.
Top Channel