25/11 11:54
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden vizitoi familjet e viktimave të cilët humbën jetën në shembjen e një pallati në Miami duke u kujtuar eksperiencën e tij në humbjen e njerëzve të afërm.
“Kjo ngjarje më solli mbrapsht shumë kujtime të të humburit dikë. Kur aksidenti më mori gruan dhe fëmijët pjesa më e vështirë nuk ishte e njohur”- tha Biden duke iu referuar aksidentit automobilistik ku humbi gruan e parë dhe vajzën.
Biden tha gjithashtu se ai beson se ka të mbijetuar nga kjo fatkeqësi. “Është akoma mundësia që dikush të jetë gjallë, që dikush është duke marrë frymë”- shtoi Joe Biden.
Top Channel