“Erën tënde ndjej tani”, pasi “Stracciatella e saj” i dha fund beqarisë, Fifi nuk mban dot lotët!

01/07/2021 16:55

Fifi i ka dedikuar disa fjalë ish të dashurit dhe nuk mund t’i ndalë lotët!

Këngëtarja e njohur kosovare është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale dhe së fundmi ajo ka shpërndarë një video ku duket shumë e prekur.

Teksa këndon një pjesë nga kënga “Jetike” e artistes Semi Jaupaj, asaj i mbushën sytë me lot. Fifi ka zgjedhur që të mos e tregojë arsyen e përlotjes dhe ndër të tjera ka shkruar se loti e çliron dhe nuk e lehtëson.

“Bash me rruzat e gjakut me kajt , bash pa e pas nplan e as nevoje me ta mledh ni lomsh te fyti .. bash qet ndjenje ma jep #Jetike @semijaupaj tentova plot here me e bo pa lot po prap ma jep n’zemer.. njejt Loti thjesht t’shliron . Nuk t’lehteson , thjesht qaq…Thank u @iamflorimumajesi ”, shkruante këngëtarja krahas videos.

Që kur i dha fund lidhjes me ish të dashurin, ajo po kujdeset ta ‘thumbojë’ në çdo publikim, ndërsa së fundmi “Stracciatella e saj” i ka dhënë fund beqarisë dhe ka shpallur fejesën me partneren e tij.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA