Vala rekord e të nxehtit në Kanada, në fotogaleri nga Vancouver

30/06/2021 19:04

Vala përvëluese e të nxehtit që ka përfshirë Kanadanë perëndimore është fajësuar për dhjetra njerëz të vdekur ditët e fundit në zonat pranë Vancouver.

Autoritetet kanë shtuar burimet dhe personelin e shërbimeve të emergjencës, prej telefonatave të shumta në numrat e emergjencës, për probleme të lidhura me të nxehtin.

Pika ndihme janë krijuar në qytetet kryesore dhe shumë shërbime janë përshtatur për të përballuar temperaturat ekstreme të cilat po dëshmon komuniteti.

Në foto-galerinë e mëposhtme të hartuar nga e perditshmja britanike Guardian, jepen disa nga momentet e realitetit të ri rreth Vancuver.

FOTO GALERI
2/15
Vala e nxehtësisë ka mbuluar Vancouver.

Top Channel