Interesin e shtuar dhe me veprime konkrete të administratës së presidentit Biden, për Ballkanin Perëndimor e dëshmon edhe vizita disa orëshe në Tiranë e asistentit të Sektetarit të Shtetit për byronë e Euroazisë në Departamentin Amerikan të shtetit Philip T. Reeker.
Takimin e parë ambasadori Reeker e zhvilloi me kryeministrin Edi Rama. Takim i cili zgjati 12 minuta më shumë nga koha e parashikuar.
Për momentin, as kryeminisria dhe as ambasada amerikane nuk kanë bërë publike se çfarë është diskutuar dhe çfarë mund të ketë kërkuar zyrtari i lartë I DASH.
Ndalesën e radhës, zoti Riker e pati në selinë e PD me kryedemokratin Basha.
Pjesë e takimeve të Philip Reeker ishte edhe një drekë pune me shefen e diplomacisë shqiptare Olta Xhaxhka.
Vizita e zotit Reeker në Tiranë, ndodh në një kohë kur janë shtuar zërat dhe komentet për zgjerimin e mundshëm të listës së personave ‘non grata’ me politikanë e zyrtarë që shihen nga SHBA si të korruptuar.
Ndalesa e radhës në këtë tur europian të diplomatit amerikan, është Maqedonia e Veriut nga ku ai paraditen e të enjtes do të marrë pjesë në konferencën “Rruga e Prespës” që mbahet në Ohër.
Top Channel