Karanxha në Vetting/ Parregullsi në pasuri dhe denoncime për zvarritje hetimesh. Kërkesat për përjashtimin e anëtarëve të trupës gjykuese nuk pezullojnë procesin

30/06/2021 16:16

Trupa gjykuese e vetingut u mblodh sot sërish për prokurorin Ervin Karanxha i cili as sot nuk ishte i pranishëm në seancë , por u përfaqësua nga dy avokatët e tij.

Seanca e kaluara ndaj tij u shty me pretendimin e ndërrimit të trupës gjykuese ndërsa gjendja e rënduar e Prokurorit të Prokurorisë së Tiranës, i cili është shtruar në spital si pasojë e presionit të Vettingut u përdor si shpjegim i dy avokatëve të Karanxhës për mungesën e klientit të tij në seancën e gjykimit në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Po çfarë ndodhi në seancën e sotme?

Për orë të tëra  avokatët e tij Ndue Pjetra dhe Klodian Reçi  bënë 6 kërkesa për përjashtimin e anëtarëve të trupës gjykuese Eltleda Çiftja dhe Valbona Sanxhaktari, për këtë të fundit 5 të tilla. Po ashtu kërkuan dhe pezullimin e procesit të vettingut ndaj Ervin Karanxhës.

Por pasi trupa u mblodh dhe shqyrtoi kërkesat doli me vendimin se për Etleda Çiftjan dhe Valbona Sanxhaktarin do ngrihet një komision tjetër me short që do i hetojë, por se procesi ndaj subjektit do të vazhdojë.

Pas debatit për trupën gjykuese seanca vijoi me analizimin e tre kritereve të vettingut, hetimi i pasurisë, figurës dhe aftësisë.

Tek analizimi i pasurisë Karanxha rezulton të ketë disa probleme ndërsa KPK raportoi ndër vite për gjendjen e tij financiare, ku u pa se kishte bilanc negativ.

Po ashtu sa i përket aftësisë profesionale në adresë të Karanxhas ka disa denoncime ku përfshihen ato për favorizim për ngritje akuze, favorizim për dërgim shërbim prove, zvarritje të hetimeve.

Debati

Trupa gjykuese: Rregullat e sjelljes, duhet sjellë në vëmendje sjelljen me respekt dhe integritet, ndershmëri kundrejt trupi gjykues , ne nuk e kemi vendimin e arsyetuar të trupit tjetër gjykues pasi ai do të vihet në dispozicion subjektit në momentin që është vetë.

Avokati: Nuk kemi asgjë me trupin me trupin gjykues si trup gjykues, ne nuk jemi përballë jush, me këto , duam vendimin e zbardhur.
Në kërkesën tonë për përjashtimin e trupit gjykues , po e rithem ne e vlerësojmë jo korrekte që të vazhdojmë gjykimin pa u njohur me pjesën e përjashtimit. Llogjikshëm lind pyetja cila do të jeta pasoja nëse procesi nuk vazhdon nëse nuk zbardhet vendimi, prandaj do ishte mirë të shtyhet seanca.

Trupa gjykuese:Çdo kërkesë që keni paraqiteni!

Avokati: Sikundër në seancën e kaluar ka një radhë të paraqitjes së kërkesës, dhe kur kemi problem te njëra si të vazhdojmë tek të tjerat. Nëse nuk mbarojmë të parën , si do shkojmë tek e 10.

Trupa Gjykues: Zoti Pjetra ju terheq vëmendjen se nënkuptimet tuaja të bëra here pas herë nuk janë korrekte, jemi në një seancë publike.

Avokati: Në këtu diskutojmë një standard, ju lutem shumë më parashtroni kërkesën, s’ dua të bëj lojë fjalësh, cila është dispozita ligjore. Nëse procesi bazohet në rregulla strikte , cila është dispozita ligjore që më urdhëron mua dhe dua në dispozicion paraprakisht kërkesën .

Trupa gjykuese: Në tagrin e kryesueses kërkova që tju paraqis një kopje të kërkesës

Avokati: Është fyese dhe është intimiduese, unë nuk intimidohem .

Trupa Gjykuese: Siç ka ndodhur te të gjitha proceset që kemi bërë, dhe te ky proces, kur pala bën kërkesë , kërkesa dërgohet në sekretari me qëllim që trupi gjykues ta shqyrtojë atë dhe nuk mendoj se mos përgatitja juaj se keni vetëm një kërkesë, përbën shkak për të mos depozituar një kopje në sekretari.

Avokati: Ne nuk pranojmë që të jemi këtu dhe diskutoni gjëra , jemi për të zbatuar ligjin.

Trupa gjykuese: Ne po themi që mblidhini kërkesat dhe sillni, me qëllim që ti shqyrtojmë.

Avokati:Ne kemi ardhur këtu për një çështje të rëndësishme që do ketë pasoja.
Kërkesa jonë është kjo : kërkesa për përjashtim e Valbona Sanxhaktarit dhe pezullim të procesit të vetingut. Kemi dyshime se është personi që ka servirur të dhëna konfidenciale në lidhje me procesin e vetingut.

Ky proces të pezullohet deri në përjashtimin e antëres, kjo është një kërkesë nga disa që ne do bëjmë. Pasi ajo ka një konflikt me palën tjetëe dhe e ka humbur paanshmërinë në gjykimin e këtij rasti kërkojmë të pranohet kërkesa për një procedurë të ndershme dhe të paanshme. Kjo shoqërohet dhe me kërkesën për pezullim të procesit të vetingut.

Në këtë moment ndërhyn përfaqësuesi i ONM dhe pyet : A keni kërkesa të tjera për përjashtim?

Trupa Gjykuese: Çfarë kërkesash keni thuajini

Avokati: Kërkesa tjetër ka të bëjë me mënyrën se si do të zhvillohet procesi , vënien në dispozicion të të gjitha materialeve të cilat ne nuk  i kemi . Ndërhyrja e përfaqësuesit ndërkombëtar tingëllon më tepër me qëllimin e cënimit të drejtës së mbrojtjes

Na lejoni të paraqesim kërkesat në  përputhje me legjislacionin tonë, nuk mund ti paraqesim në mënyrë të çrregullt, por ka vijë logjike, ose hajde të ndërrojmë pozicionet

Trupa Gjykuese: Pyetja është thjesht a keni kërkesa apo  jo, nëse jo thuajini.

Avokati:  Kemi

Trupa Gjykuese: Atëherë vazhdoni

Avokati: Është paraqitur për objekt penal në prokurorinë e posaçme lidhur me kriteret e përzgjedhjes së anëtares se komisionit ne institucionin e rivlerësimit, fakti që anëtari i trupit gjykues nuk plotëson kriteret për rrjedhoje duke falsifikuar formularët lidhur me pranimin si anëtar i komisionit , për rrjedhojë mos plotësimin e kritereve ligjore të parashikuara nga ligji 84, 2016.

Më rezulton se anëtarët e trupit gjykues në kushtet kur është paraqit një kallëzim penal në prokurorinë e posaçme është shkak i cili do të ndikojë në paanshmërinë në gjykim dhe në mbështetje të nenit 72 dhe 73 të kodit të procedurës civile sipas të cilat ekzistenca e afërsisë midis palës ose  përfaqësuesit të palës në kushtet kur shoqata, avokati ka paraqitur kallëzimin penal pranë trupit gjykues ne vlerësojmë që nuk mund të marrë pjesë në gjykimin e subjektit duke marrë në konsideratë përcaktimin sipas verifikimeve të bëra nga një dose penale të anëtares Etleda Çiftja e  cila rezulton që të mos plotësojë kriteret e përcaktuar në nenin 6 pasi nuk rezulton që të ketë përvojë në fushën e administrative , ku nga përmbajtja e cv janë fshehur të dhëna të cilat do të na shërbenin për skualifikimin dhe ajo çka është me rëndësishme në lidhje me c të nenit 6 kjo anëtare është vlerësuar me nota shumë të ulëta në studimet në fakultet, me notën 5, tregues i qartë pra.

Në kushtet kur prokuroria e posaçme do të bëjë hetime përkatëse lidhur me nëse janë paraqit apo jo në formën e duhur , trupi gjykues nuk mund të marrë pjesë në gjykimin e subjektit.

Një fakt me rëndësi që ka të bëjë me zbatimin e ligjit të Republikës së Shqipërisë dhe zgjedhjen e anëtareve të trupit gjykues.  Etleda Çiftja nuk përmbush kriteret për të qenë anëtare e KPK.

Është një kërkesë e cila ka të bëjë me transparencën dhe të drejtën e mbrojtjes  së subjektit të rivlerësimit .

Ne jemi të gatshëm për të zhvilluar një seancë sipas ligjit, kërkesa tjetër ka të bëjë më administrimin e provave përkatëse.

Tani presim vendimin për 6 kërkesat për përjashtim.

Trupi gjykues: Vendosi në lidhje me 6 kërkesat për përjashtimin e Sanxhaktarit dhe Ciftjes t’i dërgojë një trupi gjykues tjetër, një komisioni tjetër  për ti shqyrtuar,  ndërsa për dy kërkesat për pezullim gjykimi respektivisht deri në përfundim: për pezullim të gjykimi të çështjes deri në përfundim me vendim të formës së prerë të çështjes penale përsa i përket kallëzimit të bërë nga shoqata e avokatëve antikorrupsion shqiptar ndaj komisioneres Etleda ciftja dhe e njëjta kërkesë edhe për komisioneren Valbona Sanxhktari vendosi mospranimin e tyre dhe mbështetur në neni 4 pika 6 e ligjit 84 2016 si nenit 75 pika 5 e kodit të procedurës civile ka vendosur vijimin e kësaj seance, kështu që mbetet të vijojmë më seancën sipas procedurës.

Derisa trupa tjetër të shprehet ne lidhje me kërkesat ky trup gjykues nuk do jetë i përfshirë në asnjë vendim marrje.

Avokati: Kërkesa jonë është përjashtimi i  tre anëtarëve për njëanshmëri, brenda tre ditësh do e depozitojmë këtë kërkesë.

Trupa gjykuese: Ne jemi në seancë gjyqësore, dëgjimore. Tani sic ju thashë kërkesat tuaja do shihen nga trup tjetër i përzgjedhur me short dhe deri në vendimin  që do dalë dhe trupa tjetër për pranimin ose mospranimin e këtyre kërkesave ne nuk do marrim vendim marrja por seanca nuk do pezullohet.

Avokati: Unë kam kërkesën e fundit që është e shkruajtur në kodin e procedurës civile.

Trupa gjykuese;Trupi gjykues gjykon se kërkesa juaj verbale për përjashtimin e trupit gjykues për njëanshmëri do i kalohet për vendim një trupe tjetër të shortuar nga komisioni.  Ju keni kohë 24 orë për paraqitjen e  shkaqeve për njëanshmëri, bazuar në nenin 4 pika 6 , trupi gjykues ka vendos vijimin e kësaj seance dëgjimore dhe të vazhdojmë me fjalën e relatorit , duke qene se ju si përfaqësues të subjektit nuk keni tagrin për ta përfaqësuar për procesin në tërësi , kaloni pranë publikut nëse doni të qëndroni sepse seanca do vijojë.

Avokati: Ne e vlerësojmë që duhet të ndërpritet seanca dhe të njoftohet  subjekti ose vijojmë me kërkesa të tjera

Trupa Gjykuese: Sa për subjektin ai është njoftuar për këtë seancë dhe s’ka sjellë arsye të ligjshme për mungesën e tij , në këto kushte vijojmë.

Si rezultoi Kontrolli i tre elementëve? 

Për pasurinë

Ka dorëzuar raportin në KPK me konstatimin se:  Deklarimi nuk i saktë në përputhje me ligjin, ka veprime fiktive mashtrim, nuk ka burime financiare të ligjshme , ka kryer fshehje të pasurisë ndër vit, ka kryer deklarim të rremë, dhe nuk gjendet në situatën e konflikti të interesave. 

Në deklaratën vetting ka deklaruar pasuritë si : Pasuri e llojit apartament me spi 90 m katror në vlerën 8.2 mln lekë ndodhur në Tiranë porositur nga shoqëria sh, shpk më kontratë 1.10.2011 ka deklaruar se zotëron 50 përqind të kësaj pasurie, si burim krijimi të kësaj pasurie ka deklaruar kredinë e marrë nga BKt me afat 25 vjeçar në shumën 5 milionë lekë si dhe kursimet familjare ndër vite.

Në deklaratën e vitit 2011 subjekti  ka deklaruar kontratën e sipërmarrjes e datës 1.10.2011  për apartamentin 90 m katror në Tiranë , vlera e blerjes 8.2 milionë lekë dhe subjekti ka deklaruar se kjo pasuri është blerë më shumën e siguruar nga rinovimi i kontratës së sipërmarrjes së datës 27 i 5 i 2011 dhe me kursime familjare.

Në momentin e lidhjes së kontratës është paguar shuma prej 5 mln lekë , në vijim më 25 tetor 2011 është likujduar shuma prej 2 miln lëk. Në 28 nëntor 2011 shuma prej 1.2 mln lekë dhe në datën 28 nëntor 2011 porositësi dhe sipërmarrësi kanë nënshkruar një letër deklaratë duke deklaruar se nuk kanë më detyrime ndaj njeri tjetrit.

Nga hetimi i kryer nga komisioni për pasurinë e objekt vlerësimit rezultoi se nuk është nënshkruar kontrata përfundimtare e shitblerjes për këtë apartament dhe si rrjedhoje kjo pasuri nuk rezulton të jetë e regjistruar në regjistrat hipotekore në emër të subjektit apo dhe personit të lidhur.

Nga ana e OSHEE konfirmohet se abonenti në emër të personit të lidhur, bashkëshortes së subjektit  me kontratë furnizimi me datën e hapjes dy gusht 2011 dhe nga verifikimi kjo kontratë e tipit familjar përkon me adresën e apartamentit, rezulton se kontrata e furnizimit më energji elektrike është hapur në emër të personit të lidhur rreth dy muaj para  nënshkrimit të kontratës së sipërmarrjes sh.shpk. Me dërgimin e rezultateve të vetingut komisioni i kërkoi subjektit të japë shpjegime lidhur me faktin e hapjes së kësaj kontrate në emër të personit të lidhur para nënshkrimit të kontratës së sipërmarrjes me shoqërinë sh.shpk dhe të deklarojë dhe të provojë se mbi çfarë baze është lidhur kjo kontratë në emër të personit të lidhur. Pas kësaj objekti solli prova të cilat komisioni do ti marrë nën hetim.

Analiza e të ardhurave të deklaruara si burim për krijimin e kësaj pasurie rezulton se: përpara porositjes së apartamentit në Tiranë , personi i lidhur bashkëshortja e subjektit në datën 27 i 5 2011 ka porositur nga investitori J.T apartamentin me sipërfaqe 114 m katror i ndodhur në Berat për çmimin 6 mln lekë , burim krijimi të deklaruar të ardhurat e përfituara nga kredia e marrë në BKT dhe kursimet familjare ndër vite , referuar kontratës në  datën e  nënshkrimit të saj është paguar shuma 1 mln lekë dhe shuma 500 mijë lekë, pra 5 mln lekë është paguar menjëherë më pas disbursimit të kredisë që do të merrte personi.

Deri në datë 22 i 7 , 2011 personi i lidhur ka kryer tre pagesa  në favor të investitorit J.T për likujdimin e çmimit te pasurisë së porositur në Berat më datë 27 5 2011 është paguar shuma 1 milion lekë, më datë 20 6 2011 është paguar shuma 250 mijë lekë , më datë 22 7 2011 është paguar 4.9 mln lekë pjesë e fondeve  të përfituara nga kredia në BKT. Në total deri më datën 22 i 7 2011 është paguar shuma 6 mln e 150 mijë lekë

Gjatë hetimit administrativ subjekti  ka shpjeguar se shuma prej 25 ijë lekësh është paguar para disbursimit të kredisë për shkaqe financiare të shoqërisë duke rënë dakord se kjo shumë do të zbritej nga shuma totale e kredisë që banka do të kalonte për llogari të kontratës së pronësisë

Gjithashtu subjekti ka deklaruar se në datë 22 i 7 2011 , banka ka kaluar në llogarinë e investitorit shumë prej 4.9 lekë  pa kryer zbritjen e shumës së paguar më parë.

Në vijim rezulton se: në deklaratën veting si në pyetësorin e pyetjeve të dërguara , komisioni si burim krijimi të pasurisë apartament në Tiranë ka thënë se kanë shërbyer të ardhurat e përfituara nga revokimi i kontratës së sipërmarrjes se apartamentit të porositur në Berat dhe kursimet e tij personale dhe të familjarëve ndër vite

Në konsideratë të faktit se çmimi për porositjen e apartamentit në Berat është paguar dhe kthyer në vitin 2011 para porositjes së apartamentit në Tiranë nën drejtimin dhe analizimin e ligjshmërisë të të ardhurave të cilat kanë shërbyer për individin, duket se si burim kanë shërbuer të ardhurat e përfituara nga kredia e marrë në BKT si dhe kursimet ndër vite.

Kredua e marrë nga personi i lidhur në 2011 në BKT rezulton se shtetasja me inicialet B.K ka lidhur kontratën e kredisë bankare me BKT nëpërmjet se cilës banka ka akorduar në favor të kredimarrësit , personit të lidhur një shumë 5 mln lekë . në këtë kontratë kredie subjekti i vlerësimit Ervin Karanxha shfaqet në cilësinë e dorëzanit.

Nga verifikimi i kryer lidhur me këtë kredi ka rezultuar se personi i  lidhur  ka përfituar kredinë me shumën 5 mln lekë, me kushte lehtësuese bazuar në vendimin e trajtimit të nëpunësve civile të administratës së lartë shtetërore dhe të funksionarëve politikë.

Komisioni konstatoi se personi i lidhur për shkak të detyrës bënte pjesë në rrethin e personave , subjektet e të cilëve u lind e drejta për të përfituar kredi lehtësuese sipas parashikimeve të bëra në vkm 600 dt 12.9.2007.

Rezulton se në momentin e apelimit, gruaja ka qene gjyqtarë dhe personi i lidhur ka porositur sipërfaqe .

 Sa më sipër KPK konstaton se është ndryshuar destinacioni në kundërshtim me përfitimin e këtyre kredive.

Nga verifikimet e dërguara vetëm shuma prej 4.5 mln është përdorur për destinacionin.

Sa i përket kursimeve familjare: konstatohet se nga 2003 deri në 2006 ka deklaruar kursime 10 mijë dollarë .

Në 2006 subjekti ka depozituar cash 10 mijë dollarë në depozitë me afat. Konstatohet se në 2006 nuk e ka deklaruar këtë depozitë. KPK i kërkoi subjektit të japë shpjegime dhe të deklaroje të ardhurat.

Duket se shtesat e likuiditeteve janë në shumën 13 mijë dollarë. Bazuar në vetëdeklarimin e subjektit dhe në konsideratë të faktit që subjektit , KPK kreu analizën nga ku duket se s’ka patur burime dhe për shpenzimet për vitin 2006

Ka rezultuar se  subjekti në 2007, deklaroi 6 mijë dollarë.

Ne 18 .7.2008 depozitoi cash 10 mijë dollarë në depozitë me afat, nga kjo depozitë u tërhoqën 8 mije më pas dhe mbetën aty vetëm 2 mijë dollarë.

KPK i kërkoi subjektit të japë shpjegime dhe te deklarojë mbi burimin e të ardhurave.

Viti 2009: Deklaroi shtesë likuiditetesh 200 mijë lekë. Subjekti deklaron se disponon pasuri veçmas. Referuar deklaratave konstatohet se ata kanë deklaruar shtesë pasurie secili. Duket se subjekti dhe personi i bashkëlidhur nuk kanë patur mundësi për likuiditetet cash për vitin 2010.

Ne fund të 2010 duket se ata kanë disponuar në shumën 3.5 milionë lekë dhe gjithashtu duket se ka mos përputhje në total në shumën 20 mijë dollarë.

Subjekti dhe personi i bashkëlidhur s’kanë patur burime financiare për të kryer këstin e tretë.

Pasuria 58 m2 në rrugën Him Kolli.

Në vlerën 39 mijë euro deklaruat  100 përqind për personin e bashkëlidhur.

Si burim ka deklaruar kredinë prej 2.5 mln,kredi nga fondacioni prej 500 mijë lekë dhe të ardhurat nga shitja e librave.

Konstatohet se çmimi është likujduar deri në vitin 2006, kur lidhi martesë në 2009 me subjektin.

Personi i lidhur ka qenë vetë subjekt procesi dhe për ketë KPK vendosi të mos thellohet tek kjo pasuri.

Ndër të tjera bashkëshortja ka deklaruar shtyrjen e kësaj kredie prej 41 mijë lekë , shuma 1. 2 milionë lekë e marre hua , shlyerje principali 38 mijë lekë, dhe shlyerja 536 mijë lekë.

Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se personi që deklarohet se ka dhënë hua, personit të bashkëlidhur me subjektin  nuk gjendej në Shqipëri në momentin kur e dha borxhin.

Lidhur me huanë e pretenduar si të marrë nga shtetasja G.N duket se ata nuk kanë patur burime të ligjshme për të shlyer kredinë e mësipërme.

Bashkëshortja e subjektit deklaron se zoteron 1/ 3 truall në Velabisht Berat përfituar me ligjin 7501.

Nga verfikimi rezulton se ato janë të regjistruara në emër të babait të saj, ndaj komisioni vendosi të mos thellohet  tek këto pasuri.

KPK kreu analizën financiare ku rezulton 2066, 2008, 2010 paraqiten me bilanc negativ.

Figura

DSIK ka dërguar raportin ku ka konstatuar përshtatshmëri.

KPK i kërkoi DSIK të përditesojë informacionin. DSIK informon se për subjektin se konkluzioni të mbetet nën dritën e KPK në vazhdën e gjetjeve

KPK kreu hetim të pavarur , nga hetimi i administrativ nuk u gjetën elemente për kontakte të papërshtatshme.

 Aftësia

Nuk konstatohen elemente që ta tregojnë të paaftë. U verifikuan 5 dosje dhe nuk u konstatuan probleme. U verifikuan gjithashtu 26 denoncime për gjetjet.

Duket se në dy raste ka qenë në kushtet ku kishte detyrim për të hequr dorë për shkak se ekzistonin kushtet e njëanshmërisë.

Duket se në disa denoncime ngrihen pretendime për favorizim për ngritje akuze, favorizim për dërgim shërbim prove, zvarritje të hetimeve.

Denoncuesi thotë se nëse prokurori do kishte kryer hetime do kishte dalë në përfundime të tjera.

Duket se vendimi i mos fillimit ështëmarrë jashtë afatit.

Denoncuesi pretendon se   duhej t’i deklarohej vendimi i mos fillmit brenda afatit.

Denoncim i H.Gj hedh dyshime se prokurori  ka bashkëpunuar me palën kallëzuese dhe i ka udhëzuar që çështjen ta merrte ai dhe se ka nxjerrë masë pa patur kompetencë territoriale.

Për të njëjtën çështje ai po hetohej në Vlorë thotë denoncuesi.

Në kushtet kur kallëzimi është kryer kallëzimi nga shtetasi I.K gjatë kohës kur prokurori ishte i gatshëm , qytetari ankohet se u krye masë ndaj tij vetëm mbi kallëzimin e orientuar.

Shtetasi A. H ankohet në KPK se prokurori ka kryer veprime të kufizuara hetimore , si delegimi i çështjes , ka kërkuar ndryshim nga arrest me burg në arrest shtëpie, ka urdhëruar kthimin e tre telefonave me motivacionin se nuk janë prova, shtyrje në çdo dy-tre muaj të hetimit me arsyetimin se duheshin kryer veprime e të merreshin dëshmi dhe pse Franca i kishte dërguar me letërporosi dhe ishin përkthyer.

KPK: Prokurori kërkoi minimumin e të dyshuarit nën akuzë për dhënie ndihme të kalimit të paligjshëm me arsyetimi se i akuzuari ishte penduar thellë dhe se ishin moshë e re.

Por në asnjë akt nuk rezulton të jetë shkruar që ata ishin të penduar. Mosha e tyre ishte 38 deri në 47 vjeç pra nuk ishin dhe aq të rinj sa thotë prokurori.

KPK : Subjekti duhet të ishte këtu.

Seanca tjetër u la në 7 korrik ora 09.30

Top Channel