Rama flet për raportin IBAR: Shtetet anëtare kanë të drejtën e tyre, por ne mbështetemi te Komisioni Europian

09/05/2026 12:02

Në Ditën e Europës, kryeministri Edi Rama komentoi raportin e IBAR, ku tha se shtetet anëtarë kanë të drejtën e tyre për diskutim, ndërsa theksoi se Shqipëria i referohet Komisionit Europian.

Subjektiviteti i shteteve anëtare është i padiskutueshëm dhe i pavënëshëm në pikëpyetje, sepse kanë të drejtën e tyre të bëjnë pyetje. Ne jemi me Komisionin; kur ata thonë që Shqipëria i ka plotësuar kushtet, për ne detyra është kryer. Ne vazhdojmë punën në të gjitha drejtimet. Kjo është një çështje e reformave dhe mënyrës se si ato implementohen, një çështje raporti me mediat. Garancia është te fakti që ne duhet të përpiqemi përditë dhe pastaj është Komisioni që gjykon”, tha Rama.

Për të njëjtën temë foli dhe ambasadori Silvio Gonzato, i cili hodhi poshtë spekulimet e Sali Berishës, duke thënë se raporti ka marrë vlerësim pozitiv.

Top Channel