Aksident në Korçë, mjeti përplas një këmbësor pranë Prefekturës së qytetit
09/05/2026 12:04
Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Korçës, në afërsi të prefekturës, ku një mjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas të dhënave paraprake, këmbësori ka qenë duke kaluar rrugën kur është goditur nga automjeti.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk është bërë e ditur.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Top Channel