Justin Bieber dhe Hailey Baldwin kanë udhëtuar drejt Greqisë, ku po shijojnë pushimet në disa prej ishujve luksozë.

Ata udhëtuan për në Paros me jaht ndërsa kostoja e qirasë është rreth 250,000 euro në javë.

Të dy kanë shijuan një drekë pranë detit në një prej restoranteve më të shtrenjta të Parosit. Justin Bieber pagoi 373 euro për një vakt për dy persona duke zgjedhur “kolochtypa elb” si pjatë kryesore, e cila kushton 138 euro dhe është krijuar nga shefi Dimitris Nikolis.

Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey janë duke pushuar rreth Greqisë dhe duke vizituar ishuj të shumtë, duke përfshirë Mykonos, Milos dhe Santorini.

Justin dhe Hailey arritën në fshehtësi të plotë në Greqi, duke prekur ishullin e sofistikuar të Mykonos me një helikopter privat.

FOTO GALERI
2/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA