Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një hotel në jug të vendit, ku një shtetas italian është martuar me një shtetase shqiptare dhe ka ikur pa paguar lekët e dasmës.
Denoncimi është bërë nga hoteli, përmes një postimi në facebook, ku thuhet se italiani akomodoi për një javë në këtë hotel dasmorët, organizoi ceremoninë martesore dhe në fund pagoi me një çek që rezulton fals.
Rezulton se italiani ka bërë vetëm një pagesë me vlerë 500 euro, ndërkohë qe i ka thënë administratorit të hotelit, Vasil Bedinit, që deri të premten do bëjë pagesën totale të dasmës që ka bërë tek hoteli, një borxh prej mijëra eurosh.
Kartat e kreditit që i kishte me vete dhe gjoja do bënte pagesën kanë qenë bosh, dhe e kishte mashtruar me një cek.
Bedini shprehet për Top Channel që nuk kishte fort besim se italiani do të kryente pagesën, pasi ai dukej që ishte mashtrues dhe në komunikimet që ka patur i ka thënë që nëse nuk bënë pagesën Shqipërinë do ta shohësh vetëm me google earth!
Ndërkohë, aq mashtrues ishte italiani sa që, makinën që kishte marrë me qira nuk e kishte paguar, madje e kishte lëne dhe ne Rinas, duke i marrë dhe çelsat me vete, një tjetër dëm ndaj një pronari që jep makina me qira.
Top Channel