Iliri kënaq Gilbertën, bën plane për të ardhmen dhe lidhjen në distancë: Do të jem mes Shqipërisë dhe…

30/06/2021 18:50

Iliri ka bërë plane për të ardhmen me Gilbertën duke i thënë se rrugëtimi në Për’Puthen +40 po përfundon, por raporti mes tyre jo.

Në takimin e fundit, Iliri i tha se do të jetë mes Shqipërisë dhe Italisë ndërsa lidhja e tyre në distancë do të vijojë.

Iliri: Ke një bukuri shpirti dhe dola fitimtar. Kjo më kënaqi.

Gilberta: Ishte guxim i çmendur që mora pjesë aty, jo vetëm për ty. Fillova të qesh përsëri dhe pjesë e kësaj je dhe ti. Më thonë të gjithë tani që je më e qeshur, çfarë po ndodh.

Iliri: Tani marrëdhëniet me Shqipërinë do ti kem më të afërta, më të shpeshta. Duhet parë dhe kjo dashuri në distancë. Mund të vish në Itali kur të jetë momenti. Për momentin nuk e kam vendosur ku do qëndroj, jemi njerëz të punës, ndjekim aktivitetet dhe të ndjek ty. Kemi nevojë të ecin punët, të ecin raportet.

Gilberta: Marrëdhënia ime me punën ka përfunduar tashmë dhe mendoj që mund të të ndjek në Itali.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA