Kim Jong-un i ka bërë për ujë të ftohtë drejtuesit e lartë të vendit pas lajmeve se Covid 19 po përhapet edhe në shtetin e izoluar komunist.
Ky pohim i rrallë mbi situatën reale të pandemisë në Korenë e Veriut, e cila deri vonë pretendonte se nuk kishte asnjë rast të koronavirusit, duket se vërtetoi dyshimet e ekspertëve. në fjalën e tij, Kim i cituar nga agjensia shtetërore e lajmeve, KCNA, i akuzoi zyrtarët e lartë për neglizhencë, duke thënë se në këtë mënyrë kanë shkaktuar një “incident të rëndë i krijon rreziqe të mëdha për popullin dhe për sigurinë e kombit”. Raportet tregojnë se disa anëtare të partisë janë thirrur të japin llogari, përfshirë dhe njërin prej pjesëtarëve të Komitetit të Fuqishëm qendror, i cili përbëhet nga pesë persona. Një prej tyre, është vetë Kim.
Nuk jepen ndërkohë detaje të tjera mbi fatin e këtyre zyrtarëve, të cilët as nuk janë identifikuar publikisht. Koreja e Veriut pati mbyllur kufijtë e saj për shkak të pandemisë.
Por kjo situatë, e ashpërsuar edhe prej sanksioneve ndërkombëtare, çoi në mungesa të mëdha të rezervave ushqimore dhe një përkeqësim të ndjeshëm të ekonomisë. Më heret, Kim Yong un e pohoi po ashtu vetë se “është krijuar një ngërç” me ushqimin në vend dhe se qytetarët duhet të përgatiten për më të keqen, duke nxitur krahasimet me krizën vdekjeprurësë të urisë së viteve 1990.
Top Channel