Partia Demokratike denoncoi futjen e Shqipërisë në listën e zezë për prodhimin e lëndëve narkotike në statistikat e raporteve ndërkombëtare.
Salianji: Në raportin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për drogat, Shqipëria renditet si vendi i parë i origjinës së kanabisit në Europë dhe i gjashti në botë për periudhën 2015-2019. Këto rekorde të zeza janë arritjet e vetme të regjimit Rama-Doshi përgjatë këtyre viteve.
Renditja e Shqipërisë si vend i parë i origjinës së kanabisit ne Europë dhe i gjashti në botë, për demokratët është këmbanë alarmi për kriminalizimin dhe rritjen e pasigurisë ne vend.
Salianji: Sepse modeli i ndërtuar nga Edi Rama, ai i bashkëpunimit me krimin dhe i dorëzimit të vendit në duart e ortakëve të tij, duke e lincensuar lulëzimin e kanabisit vecanërisht në periudhën zgjedhore, ka bërë që Shqipëria të jetë e para për drogën dhe korrupsionin, por e fundit në Europë për të ardhurat për frymë, sikurse dëshmojnë të dhënat e publikuara pak ditë më parë nga Eurostat-i.
Demokratët zotohen për zhbërjen e këti modeli dhe ftojnë shqiptarët të largojnë qeverinë si përgjegjësen kryesore.
Top Channel