Imazhi i luanit në ulëritje teksa miza i ndalon në sy, fiton çmimin Fotografi i Vitit të Afrikës 2021 (fotogaleri)

29/06/2021 16:05

Kjo foto e mahnitshme e një luani që ulëret teksa miza i ndalon mbi beben e syrit, ka fituar kompeticionin Fotografia Gjeografike e Afrikës 2021.

Imazhi u zgjodh mes 25,023 fotografive konkurruese që kishin si qëllim të sillnin një këndvështrim të ri të kontinentit më magjepsës.

Fotografi i vitit 2021 për imazhet e Afrikës ishte Hannes Lochner.

Në vlerësimin e tij gjykatësi tha: “Me një kërcitje të aparatit, ky imazh arriti të plotësojë kaq shumë kritere të fotos së shkëlqyeshme. perfeksioni teknik, koha e kapjes dhe pritshmëria sjellin këtë sjellje të parashikuar”.

Të tjerë finalistë morën gjithashtu vlerësime të larta

Kryeredaktori i kompeticionit James Hendry sthaaid: “Pritja e fotove tuaja pjesëmarrësve ishte një gëzim i veçantë, pasi ato sillnin këndvështrime të pabesueshme të Afrikës. Me imazhet tuaja keni treguar një histori, keni nxitur emocione dhe keni kapur esencën e Afrikës”.

“Por ne jemi njerëzorë dhe gjykimi nuk mund të jetë tërësisht objektiv, asgjë nuk i ndalon fotot tuaja të shkëlqejnë në kompeticione të tjera”.

Në galerinë e mëposhtme shihen imazhet më të spikatura, dhe përshkrimet e tyre nga autorët.

FOTO GALERI
10/18
Dhelpra ‘fennec’ në mes të shkretëtirës tuniziane, nga Marcello Galleano

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA