Gjyshi merr mbesën ‘e gabuar’ nga çerdhja, e vë re vetëm kur shkon në shtëpi

29/06/2021 09:54

Policia e  Arezzo në Itali ka nisur hetimet mbi një edukator dhe një kujdestar të një çerdhe komunale, ku dy ditë më parë stafi i dha një fëmijë gjyshit ‘të gabuar’.

I moshuari në të vërtetë bëri një gabim të parë duke i rënë ziles në çerdhen e gabuar, në vend të asaj që është ngjitur, dhe më pas një gabim të dytë duke mos njohur që fëmija që iu dha nuk ishte mbesa e tij por një ‘tjetër.

Keqkuptimi do të vazhdonte për rreth gjysmë ore, koha për të arritur në shtëpi, për të kuptuar me anëtarët e tjerë të familjes se ai kishte narrë fëmijë tjetër dhe kishte sjellë mbesën ‘e gabuar’. Në ndërkohë, një anëtar i familjes së këtij fëmije kishte mbërritur në çerdhe dhe duke mos gjetur vajzën thirri policinë.

Mbesa e vërtetë e plakut, megjithatë, dy vjet më e madhe se tjetra, po priste që dikush ta merrte nga kopshti fqinj.

Ngjarja tashmë solli procedime disiplinore për dy personelin e çerdheve, duke marrë parasysh që të afërmit duhet të identifikohen, dhe se stafi është gjithashtu përgjegjës për shmangien e keqkuptimeve serioze si kjo.

Fakti se vajzat kanë të njëjtin emër ,  nuk e justifikon gabimin. Edukatori dhe portieri që hapi derën u pezulluan nga puna.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA