“Ferma e kafshëve” në amfiteatër/ Shfaqja po përgatitet nga Triada Dervishi, shfaqet më 10 korrik

29/06/2021 19:52

Të gjitha kafshët janë të barabarta. Por disa kafshë janë më të barabarta se të tjerat.

Alegoria therëse e George Orwell e shkruar në vitin 1945, mbetet një nga veprat më të forta të anës të errët të historisë të shekullit XX.

Me regji të Driada Dervishit dhe e shqipëruar nga Sokol Cunga komedia satirike do të çelë sezonin e rikthimit në teatër, si një produksion i Teatrit Kombëtar, premiera absolute vjen për publikun më 10 korrik në Amfiteatrin e Liqenit.

Me pjesëmarrjen e veçantë të Bojken Lako, shfaqja vjen nën interpretimin e Neritan Liçaj, Hervin Culi, Erjona Kakeli, Florian Agalliu, Anila Bisha, Donald Shehu, Niada Saliasi, Dori Caushi, Xhuliano Brisku e Urim Aliaj.

Edhe pse ‘Ferma e Kafshëve’ simbolizoi Rusinë dhe Bashkimin Sovjetik nën drejtimin e Partisë Komuniste, mbetet prej më shumë se shtatëdhjetë vitesh një satirë e idealizimit të barazisë që korruptohet nga pushteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA