Largimi i SHBA-së nga Iraku ngre shqetësime për rritjen e ndikimit iranian, ekspertët: Teherani do të përpiqet të shfrytëzojë boshllëkun
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të martën se do ta godiste shumë fort Iranin nëse zbulohet se Teherani ishte i përfshirë në incidentin gjatë fluturimit të FlyDubai dje.
Fluturimi nga Dubai për në Tel Aviv bëri një ulje emergjente në Tabuk të Arabisë Saudite, pasi piloti asistent goditi me thikë pilotin dhe u përpoq ta rrëzonte aeroplanin, sipas autoriteteve izraelite dhe rrëfimeve të pasagjerëve.
“Do të godasim shumë fort, mos u shqetësoni”, tha presidenti i SHBA-së kur u pyet nga një gazetar për përgjigjen e SHBA-së nëse Teherani do të provohej përgjegjës.
Q: Has anybody briefed you on whether the FlyDubai pilot is linked to Iran?@POTUS: “I would say the answer, based on what I’m hearing, is yes, but we’re working on it right now.” pic.twitter.com/9Snbp3wSNV
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) October 1, 2026
Gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se besonte se Irani ishte i përfshirë, por nuk dha detaje specifike. “Do të thoja se përgjigjja është po, bazuar në atë që po dëgjoj, por po e shqyrtojmë”, tha ai.
Në një intervistë me revistën Time të botuar sot, Donald Trump tha se ishte “e mundur” që sulmet ndaj Iranit të intensifikoheshin pas zgjedhjeve të mesit të mandatit të nëntorit në Shtetet e Bashkuara.
Sipas Wall Street Journal, Pentagoni po planifikon të dërgojë një aeroplanmbajtëse dhe anije të tjera luftarake, që transportojnë rreth 10,000 trupa në rajonin e Gjirit. Dislokimi i tyre thuhet se është planifikuar për në fund të nëntorit.
Dy aeroplanmbajtëse amerikane janë tashmë në Lindjen e Mesme. Nuk është e qartë nëse numri i tyre do të rritet apo nëse njëra do të zëvendësohet.
Top Channel