Gjithnjë e më shumë, Shqipëria po kthehet në një destinacion tërheqës për turizmin kulinar.

Sipas shefit Chalom Chetrit, një izraelit që adhuron ushqimin dhe udhëtimin, nuk ka më mirë se të zbulosh kulturën e një vendi përmes ushqimit dhe Shqipëria është një vend plot surpriza.
Shqipëria është shumë interesante dhe misterioze dhe ushqimi fantastik”, thotë Chetrit.

Ai nuk i lë asgjë në dorë rastësisë. Kontrollon pastërtinë e kuzhinës, cilësinë e ushqimit dhe shijen e tij, zgjedh një menu të larmishme dhe interesante për turistët, ndërsa bashkëshortja kujdeset ta ndihmojë në gjithçka që bën.

Nuk ka shumë shefa në botë që e bëjnë këtë. Pasi një shef është kuzhinier, po mua më pëlqen të gatuaj e të udhëtoj dhe di si ta bëj këtë”.

Në çdo tur ai ofron për turistët izraelitë një darkë të shijshëm gourmet të përgatitur nga ai vetë dhe më pas nis eksplorimi i vendit tonë përmes ushqimit.
Këtu ushqimi është i larmishëm. Korça nuk është njësoj si Berati dhe as Berati si Tirana e kështu udhëtohet bukur duke shijuar ushqim dhe vende të ndryshme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA