Çfarë po përgatitet? SHBA ndërton qendrën e trajnimit detar pranë detit të Kinës Jugore

28/06/2021 12:56

Indonezia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur marrëveshje për ndërtimin e një qendre të re të 3.5 milionë dollarëshe të trajnimit detar në zonën strategjike të Batamit, në ishujt Riau.

Ambasadorja amerikane në Indonezi, Sung Kim, u shpreh se qendra do të jetë pjesë e përpjekjeve të të dy vendeve për të shtuar sigurinë në rajon. “Si mik dhe partner i Indonezisë, SHBA mbetet e angazhuar të mbështesë rolin e rëndësishëm të këtij vendi në ruajtjen e paqes rajonale dhe sigurisë, duke luftuar krimet e brendshme dhe ato transnacionale”, ishte komenti i saj.

Qendra do të ngrihet në një pikë strategjike takimi të ngushticës Malacca Strait dhe Detit të Kinës Jugore. Bashkëpunimi amerikan me arkipelagun më të madh të botes vjen në mesin e rritjes së tensioneve në detin e Kinës Jugore dhe protestën e hapur të Filipinëve të shqetësuara nga prania e qindra anijeve kineze në ishujt Spratly në muajin maj.

Përplasjet mes Washingtonit e Pekinit kanë ardhur duke u shtuar e pikë e nxehtë e tyre po bëhet gjithmonë e më shumë Tajvani. Përpara disa kohës, ish-Komandanti i lartë i NATO-s, Gjenerali Wesley Clark u shpreh se situata është e paparashikueshme, ashtu si gjatë Luftës së Ftohtë..

“Sot flasim për ballafaqime nga ajri, toka, deti, hapësira dhe mjedisi kibernetik. Është shumë e rrezikshme”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA