Andi dhe Melisa janë çifti i vetëm (i deklaruar), që ka mbetur nga njohjet e krijuara në emisionin “Për’puthen”.

Sot, të dy ishin të ftuar në rubrikën “Trotuar”, të emisionit “E Diell”, ku folën më shumë për njëri-tjetrin dhe planet personale.
Melisa tha se së shpejti do të publikojë këngët e tretë, ndërsa është e kënaqur nga mënyra si publiku ka pritur dy këngët e para të saj “Leje” dhe “U kry”.

Një nga pyetjet e publikut ishte sa konkurrencë ka dhe cili nga të dy “do të sundojë këtë verë”?
Nga ana profesionale, nuk besoj se jemi në fusha të njëjta, po dhe sikur të ishim, do ishim krah për njëri-tjetrin, jo kunkurrencë. Nga ana personale, unë jam mirë kështu si jam me të, nuk më bie mend, më duket vetja sikur jam qërruar”, u përgjigj Melisa, duke nënkuptuar se ndjenjat për Andin janë mbi të gjitha.

Ndërsa Andi rrëfeu se nuk kanë dalë shumë në publik, pasi kanë gjetur rehat me njëri-tjetrin.
Ne kemi njëlloj bashkëbisedimi me njëri-tjetrin. Një marrëdhënie do të thotë merr dhe jep dhe ne e kemi totalisht të zotëruar këtë gjë. Tani, ka edhe të vetat, njëherë më ngrihen nervat mua, njëherë i ngrihen Melisës”.

FOTO GALERI
3/21

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA