Policia e Tiranës ka vënë në pranga tre të rinj pasi dy prej tyre janë kapur me lëndë narkotike në hyrje të një pallati, ndërsa një tjetri iu konstatuan gjatë kontrollit fizik.
“Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E.Gj., 23 vjeç dhe D. Ç., 37 vjeç, pasi në një hyrje pallati ku u konstatuan këta dy shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kanabis.
J.K., 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një sasi me lëndë narkotike kanabis”, njofton policia.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel