Turistët i shikon gjithandej nëpër Tiranë, megjithëse kryeqyteti po përjeton temperatura përvëluese.

I sheh duke bërë foto tek “Sheshi Skëndebej”, tek xhamia e Et’hem Beut, nëpër kalatë përqark Tiranës dhe jo vetëm, por nëpër të gjithë Shqipërinë. Arsyeja është se masat anticovid në vendin tonë janë liruar dhe vaksinimi antivirus është masiv.

Elena dhe Rauli janë dy turistë spanjollë. Janë kolegë, punojnë si infermierë në një spital në Madrid.

Elena, Turiste spanjolle: Është hera e parë që vizitojmë Shqipërinë. I ramë vendit nga veriu në jug dhe tani u ndalëm në Tiranë. Ne udhëtojmë shumë dhe Shqipërinë na e rekomanduan miqtë tanë. Shumë i bukur si vend dhe njerëz të dashur. Jemi shumë të surprizuar, sesi njerëzit janë kaq të lirshëm. Tek ne masat janë ende të shtrënguara. Nga sot hyn në fuqi vendimi për heqjen e maskave në ambientet publike në Spanjë.

Ademi dhe Ahmeti janë dy vëllezër të ardhur nga Stambolli. Punojnë të dy si police trafiku. Është hera e tretë për ta në Shqipëri.

Turisti turk: Shumë e këndshme Shqipëria. Vendet tona janë si vëllezër. Në Turqi masat anticovid janë më të shtrënguara, ndërsa këtu është rehat.

Juli Ristani

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA