Çudia në Tiranë/ 35-vjeçari përdor të miturin për të vjedhur një motor. Tre të tjerë kapen se tentuan të grabisin pikën e karburantit dhe…

26/06/2021 11:33

Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ka vjedhur një motor në rrugën “Nikoll Kaçorri”. Policia njofton se autori për të arritur qëllimin që ishte vjedhja e motorit ka përdorur një fëmijë të mitur, 13-vjeç.

Pasi e ka vjedhur mjetin ai e ka fshehur atë përkohësisht në banesën e një 30-vjeçari, i fundit ky që është proceduar penalisht.

“B. H., 35 vjeç, pasi gjatë natës, në rrugën “Nikoll Kaçorri”, duke përdorur shtetasin e mitur me iniciale E. K, 13 vjeç, ka vjedhur motorrin në pronësi të shtetasit P. Ll dhe më pas e ka fshehur përkohësisht në banesën e K. K., 30 vjeç, i cili u procedua penalisht pasi dyshohet se kishte dijeni për vjedhjen e kryer”, njofton policia.

Po ashtu janë arrestuar edhe tre shtetas të tjerë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin karburantin dhe disa mjete të parkuara.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. B., 31 vjeç, J. M., 20 vjeç dhe H. S., 23 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin karburant në disa mjete të parkuara”, bën me dije policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA