Rezultatet e testit të matematikës janë publikuar sot.

Çdo maturant, mund të shohë notën e tij këtu.

1820 maturantë janë vlerësuar me notën 10, 4 prej të cilëve 10 absolute. Ndërsa 3000 nxënës nuk kanë mundur të sigurojnë pikët minimale për notën kaluese.

Pas publikimit të rezultateve ka reaguar dhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi, duke thënë se është analizuar me kujdes çdo shqetësim i nxënësve për këtë provim.

Kujtojmë se maturantët në të gjithë vendin, u ngritën në protestë, duke kundërshtuar tezën, që sipas tyre ishte nivel i vështirë dhe me pyetje të pa zhvilluara në mësim. Kushi njoftoi më pas se do të ulet kuota minimale për secilën notë.

Top Channel mëson se bëhet fjalë për 5%. Nga 25% që parashikohej në rregulloren e maturës si pragu i kalueshmërisë, është ulur në 20%. Pikët minimale për notën 5 ishin 15 dhe u bënë 12.

Ky ishte provimi i dytë i Maturës Shtetërore 2021, i cili u zhvillua në 11 qershor nga 34 mijë maturantë.

Reagimi i plotë i ministres Kushi:

Sipas angazhimit tonë, ne analizuam me shumë kujdes çdo shqetësim tuajin dhe të mësuesve mbi testin e matematikës në Maturën Shtetërore dhe pas vlerësimit të të gjitha testeve, duke marrë në konsideratë vështirësitë e këtij viti shkollor, me vendim unanim të Komitetit të Maturës Shtetërore, kemi vendosur uljen e kufirit minimal të kalueshmërisë dhe atë të pikëve për çdo notë.

Shumë suksese në sezonin e vjeshtës atyre që nuk ia dolën dot të jenë kalues dhe urimet më të përzemërta të gjithë të tjerëve, sidomos 1820 nxënësve nga e gjithë Shqipëria që kanë marrë notën 10.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel