I propozoi të dashurës në mbrëmjen e maturës/ I riu rrëfen marrëdhënien me vjehrrën, zbulon emrin “epik” që i ka vënë në telefon

25/06/2021 14:39

Për Orindën, mbrëmja e maturës do të jetë momenti më i paharrueshëm në jetë sepse ishte dita që i erdhi propozimi nga dashuria e jetës.

Xhersiko Shqemza është kujdesur me detaje që ta surprizojë Orindën teksa po festonte me miqtë e saj për përfundimin e ciklit të mesëm. Teksa po kërcenin, pista e vallëzimit iu la e lirë vetëm ciftit për të përjetuar momentin romantik.

Në emisionin “Shqipëria Live” kanë  rrëfyer emocionet dhe përplasjet me familjarët në fillim të lidhjes.

Xhersiko: I thashë a pranon që të jesh dashuria ime e jetës?

Orinda: Kam qarë, nuk e prisja fare. Më erdhi një emocion i paparë. Kur e pash Xhesin kur u ul në gjunjë,  i thashë direkt “po” edhe e ngrita e përqafova. E kam refuzuar njëherë në fillim të lidhjes. Nuk doja në fillim. Pastaj gjatë njohjes, e desha. Babi e pëlqen, ndërsa mami jo.

Sa i përket vjehrrës, Xhersiko tha se zihen shpesh dhe ia ka ruajtur emrin në telefon si “Tigri”.

Orinda: Në fillim mami nuk ishte dakord dhe i bënte presion dhe ky thoshte që është e egër si tigër.

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA