Pas aksidentit tragjik që i mori jetën 4 anëtarëve të një familje nga Patosi, në rrjet gjatë ditës së sotme nisi reagimi, dhe u paralajmërua një protestë para ministrisë së brendshme.

Ndërsa ora ka kaluar orën 20:00 kur ishte menduar të zhvillohej protesta, para sheshit të ministrisë së brendshme janë mbledhur protestuesit e parë mes tyre dhe një familje.

Gazetarja e Top Channel Kristi Kongo mundi të flasë me Skuka e cila ka dy fëmijë, siç shihet në pamje.

Ata ndezën qirinj në nder të familjes Gusha dhe thanë se kushdo duhet të vendos veten në vend të asaj familje.

“Në fillim duhen parandaluar pastaj dënuar”, tha zonja.

Ndërkohë që disa të rinj  u mblodhën dhe bllokuan rrugën për pak çaste.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel