“Trekëndëshi i zi”, Pentagoni nxjerr foton e pabesueshme të UFO-ve!

24/06/2021 15:41
Ilustruese

Pentagoni thuhet të ketë në zotërim një foto te “pabesueshme” dhe tmerrësisht të qartë të një “trekëndeshi të zi alien”, që ngrihet në mënyrë spektakolare nga oqeani.

Që kur ekzistenca e kësaj fotoje u raportua për herë të parë në fundin e 2020-tës, entuziastët e UFO-ve janë lutur pa reshtur për publikimin e saj. Edhe pse zyrtarisht Pentagoni nuk e pohon, burime të brendshme rrëfyen së fundi se kjo foto ekziston vërtet. Mendohet se ajo është një prej pamjeve më të plota të UFO-ve të regjistruara ndonjëherë. Fotoja është shkrepur nga një pilot amerikan, që po fluturonte me një F/A-18F Super Hornet.

The Sun thotë se fotoja konsiderohet material i klasifikuar dhe se ajo do të zhdukte çdo gjurmë dyshimi edhe në mendjet e personave më skeptikë mbi këto fenomene të mistershme. Zyrtarë të Pentagonit e kane pranuar nen zë se fotoja “është ekstremisht e qartë.

Objekti që shihet në të u përshkrua si një trekëndësh i madh me skaje të rrumbullakosura dhe “drita” te bardha sferike në çdo cep. Përballja me mjetin alien thuhet të ketë ndodhur në Bregun Lindor të SHBA-së.

Top Channel