Dashuria është në ajër për Rihanna dhe A $ AP Rocky.

Të dy u fotografuan së bashku në New York City në mbrëmjen e 23 qershorit.

Në foto, ata duken të dashuruar dhe të qetë në praninë e njëri-tjetrit. Yjet u pritën nga paparacët dhe tifozët jashtë ndërtesës, ndërsa A $ AP mbrojti me shpatull partneren e tij, duke e larguar nga turma e njerëzve.

Rihanna kishte veshur një fustan rozë, të zhytur në të, e një të çarë të theksuar në anën e djathtë, ndërkohë që nuk mungonin aksesorët dhe kapelja rozë, që i shtonin shkëlqimin pamjes së saj.

Pavarësisht se ishin në një ambient të populluar, çifti nuk nguruan të shkëmbejnë puthje, teksa i buzëqeshnin njëri-tjetrit.

Rihanna dhe A $ AP Rocky u panë për herë të parë në publik, në vjeshtën e vitit 2020. Të dy kanë qenë miq dhe kolegë, por duket se marrëdhënia e tyre shkoi më tej gjatë periudhës së pandemisë së Covid 19.

Burimi: Hollywood Life

FOTO GALERI
3/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA