El Niño i fuqishëm mund të shkaktojë 451 mijë vdekje nga nxehtësia në gjashtë muaj, cilat vende janë më të rrezikuar
Një pallat 12 katësh është shembur pjesërisht në kontenë Dade në Miami orët e para të ditës së sotme, duke tronditur banorët e zonës.
Një numër i madh forcash policore e me dhjetëra skuadra zjarrfikëse mbërritën me urgjencë në vendngjarje. Skuadrat e shpëtim kërkimit janë duke gërmuar nën rrënojat e ndërtesës për të gjetur të mbijetuar.
Mediat e huaja raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orën 01:20 në rrethana ende të paqarta, ndërsa dyshohet për shumë viktima. Dëshmitarët raportojnë se kanë dëgjuar zëra të njerëzve të bllokuar nën rrënoja.
Punonjësit e ndihmës kanë evakuuar sakaq edhe banorët e ndërtesave fqinj, duke i dërguar ato në një qendër pushimi të zonës. Rrugët rreth e rrotull gjithashtu janë mbyllur.
Top Channel