Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Arben Shehu në seancën e Kuvendit, këtë të enjte, prezantoi raportin e punës për vitin 2020 ku janë evidentuar 76 objekte dhe njw dëm ekonomik prej 2.2 miliardë lekësh në buxhetin e shtetit.
Treguesit kryesorë të performancës të aktivitetit të KLSH përmendim adresimin e 1430 rekomandime nga të cilat 29 propozime për përmirësim ligjor, 1107 masa organizative dhe 294 rekomandime për masa disiplinore. Shkelje me pasojë dëmi ekonomik. Një total prej 2.2 miliardë lekë ose rreth 17.7 mln euro.
Parregullsi dhe paligjshmëri me efekte negative, shkelje e disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara në shumën 85.9 miliardë lekë ose afërsisht 694.1 mln euro. 74.5 miliardë lekë në fushën e shpenzimeve.
Detyrimet të prapambetura, mosrealizim në të ardhura dhe shpenzime. prokurimet mbeten ndër fushat me shkeljet më të mëdha të zbuluara nga kontrolli i lartë i shtetit gjatë vitit pandemik në 91 subjekte si institucione qendrore, ministri dhe agjenci njësi të vetëqeverisjes vendore etj si dhe shoqëri aksionare me kapital shtetëror, në të cilën shteti ka mbi 50% të aksioneve, apo projekte me financim të huaj”.
Top Channel