Kaq e pat paqja? “Grekët po grumbullojnë trupa”, Turqia dërgon NAVTEX në Egje! 

24/06/2021 12:17

Turqia njoftoi dërgimin e një NAVTEX-i të ri në Egje, në shenjë shpagimi ndaj NAVTEX të fundit grek që shkelte sipas saj marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve.

Pasi Athina njoftoi zhvillimin e stërvitjeve ushtarake në ujërat ndërkombëtare në detin Egje gjatë sezonit turistik, ndryshe nga sa parashikon Memorandumi i Mirëkuptimit i nënshkruar me Turqinë, kjo e fundit ka nisur edhe ajo stërvitje në ujërat ndërkombëtare në zonë me njoftimin e lundrimit NAVTEX brenda kornizës së reciprocitetit.

NAVTEX është sistemi i komunikimit detar që i lejon veç të tjerash anijet të njoftojnë anijet e tjera mbi praninë e tyre në zonë. Duke cituar burime të sigurisë, mediat turke thonë se marrëveshja e firmosur mes Athinës dhe Ankarasë në 1988-tën nuk lejon zhvillimin e stërvitjeve ushtarake në ujërat ndërkombëtare të Egjeut gjatë sezonit të ngarkuar turistik të verës, nga 15 qershori deri në 15 shtator.

Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu e paralajmëroi Greqinë duke thënë se ajo duhet t`i japë fund provokimeve, nëse dëshiron që të përshkallëzime të reja të situatës.

Top Channel