25/11 09:40
Një ngjarje e rëndë u raportua sot nga Greqia. Një 25 vjeçar, e cila ishte edhe shtatzënë u përdhunua fillimisht nga një shtetas afgan, dhe pasi i shpëtoi ‘kthetrave’ të tij, i kërkoi ndihmë tre shtetasve pakistanezë.
Këta të fundit duke përfituar nga gjendja e saj e morën dhe e dërguan në një banesë ku e përdhunuan në grup. Kur fqinjët dëgjuan të bërtiturat e gruas bënë denoncim në polici. Kështu pakistanezët e lanë të lirë vajzën dhe vetë u përpoqën të arratiseshin. Por arratia e tyre ka zgjatur shumë pak.
Policia i ka arrestuar dhe i ka shoqëruar ata në Komisariat, ndërsa në arrati dhe në kërkim nga policia është shtetasi afgan.
Top Channel