Lajmi për arrestimin e një prifti 49-vjeçar, i cili akuzohet për përdhunimin e një vajze të mitur shkaktoi tronditje në Agrinio, të Greqisë.
Mediet greke shkruajnë se prifti u arrestua pas një ankese nga një grua, që pretendonte se disa vjet më parë prifti kishte abuzuar seksualisht atë.
Autoritetet policore kryen një kontroll të befasishëm në shtëpinë e priftit 49-vjeçar, ku gjetën materiale pornografike të të miturve dhe foto specifike në kompjuterin e tij.
Një çështje penale është ngritur tashmë dhe prifti pritet të dërgohet sot në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Agrinio.
Prifti është shumë i njohur në zonë. Ai kryen detyrën në fshatra dhe informacioni i parë tregon se çështja ka shumë zhvillime dhe zhvillimet pritet të frikshme.
Top Channel