Shishe qelqi uji “Cristiano Ronaldo”/ Gjesti i futbollistit frymëzon kompaninë kanadeze (Fotot)

22/06/2021 17:58

Gjesti i Ronaldos duke larguar shishen e Coca Colës dhe mbajtur vetëm shishen e ujit, ka sjellë frymëzimin e kompanisë IKEA në Kanada.

Kompania ka nxjerrë në treg një shishe prej qelqi që u emërua Cristiano dhe shitet nën përshkrimin “shishe e ripërdorshme, vetëm ujë”.

“Pini ujë”, shkruhet në faqen zyrtare të saj në mediat sociale.

Para disa ditësh, Ronaldo hoqi dy shishe të sponsorizuara të Coca-Cola gjatë një konference në Euro 2020 dhe i zëvendësoi ato me ujë.


“Pini ujë!” tha ai. Lëvizja e portugezit bëri që aksionet e Coca-Cola të humbisnin deri në katër miliardë dollarë për një kohë shumë të shkurtër.

“Me të mbërritur në konferencën për shtyp, lojtarëve iu ofrua ujë, së bashku me Coca-Cola dhe Coca-Cola Zero”, tha një zëdhënës i Coca-Cola menjëherë pas lëvizjes së Ronaldos, duke shtuar se “të gjithë kanë të drejtë të pinë atë që duan”.

“Secili ka shijet dhe nevojat e veta”, theksoi ai.

Ronaldo shpesh thekson rëndësinë e një diete të shëndetshme, kështu që ai kohët e fundit deklaroi se është i zemëruar me djalin e tij 10-vjeçar për shkak se pi shumë “Coca Cola”.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA