Pas gjithë tensionit të krijuar me Oltin dhe largimit nga studio, Lindita vendosi të rikthehet në program, ku djali i ka kërkuar falje për ato që tha.
Pasi i kërkoi falje, Olti i ka kërkuar që të dalin në një takim bashkë, ku mund të vijojnë me njohjen.
Lindita nuk ka pranuar të dalë, duke treguar se nuk ka interes për të, por ka pranuar faljen.
Lindita: Shpërtheva vetëm për një arsye, unë dal nga vetja kur thuhen gjëra të padrejta për mua, s’mund të hedhë baltë mbi nderin tim kur më thotë na ke përdorur. Dua që secili nga çunat të flasë dhe të tregojë nëse i kam përdorur.
Lindita: Para se të fillonte puntata Olti më vinte nga para mbrapa dhe më tha që të dilnim të përputhur bashkë.
Olti: Nuk e kam thënë, nuk është e vërteta.
Lindita: I fundit që duhet të flasë për përdorim kur ai na ka përdorur.
Lindita: Pse e pranoi takimin me mua kur e kam përdorur?! Jo vetëm sot por edhe në puntatën e kaluar, ai kërkon thjesht vëmendje ndaj publikut.
Olti: Nuk thash që dua të dal i përputhur me ty sepse më ke dal nga qejfi. Do fokusohem tek ty por më ke lënë nuk e di. Më ka lënë shije të keqe, por do të doja një takim tjetër me të.
Lindita: Unë nuk kam interes ta njoh Oltin.
Olti: Nëse të kam lënduar të kërkoj vërtet falje.
Lindita: Më lëndove shumë.
Olti: Të kërkoj vërtet falje.
Lindita: Ty të ka fal Zoti që të ka bo dy metra.
Top Channel