Në pikëkalimin e Kapshticës vazhdon të jetë e njëjta situatë dhe të vetmit që mund të kalojnë janë punëtorët sezonalë apo ata që kanë një pasaportë greke.
Pika kufitare u mbyll nëntorin e vitit të kaluar ndërsa vetëm Një muaj më parë për të plotësuar nevojat e fermerëve grekë për krahë pune, autoritetet greke hapën kufirin vetëm për punëtorët sezonalë duke lejuar kalimin e 400 personave ne dite.
Edhe pse vendi fqinje dhe ministria jone e jashtme njoftuan se nga 19 qershori kjo pike do te hapej per udhëtaret duke vendosur edhe disa kritere sa i takon masave për pandeminë, askush nuk ka mundur te udhëtoje per qellim e turistike apo familjare kjo për arsye se autoritetet tona kufitare u njoftuan nga homologet se deri ne 28 qershor do te qëndronte ne fuqi vendimi i mëparshme.
Në 24 orët e fundit nga kjo pike kufitare kane dale 306 persona, ndërsa kane hyre ne Shqipëri 415 te tjerë.
Top Channel