“Ndjehesha keq me veten”, Khloe Kardashian flet hapur për ndërhyrjet estetike

21/06/2021 16:26

Khloe Kardashian ka folur për herë të parë për ndërhyrjet estetike gjatë ribashkimit të “Keeping Up With The Kardashians”. Është aluduar gjatë se ylli i reality show ka ndryshuar tej mase dhe ka bërë disa operacione në fytyrë, por, sipas saj, nuk është e vërtetë.

Teksa tregoi se para nisjes së spektaklit kishte shumë besim tek vetja, por gjithçka ndryshoi pasi njerëzit nisën ta ofendonin, 36 vjeçarja zbuloi se në fytyrë ka kryer vetëm një ndërhyrje: Në hundë!

“Unë kisha shumë besim tek vetja dhe ndihesha e sigurt para spektaklit. Kur filluan komentet negative, atëherë nisa dhe unë të ndihesha keq me veten e mendoja ‘Oh, kjo është mënyra se si më shohin njerëzit e tjerë’. U bëra shumë e pasigurt për shkak të gjithë gjërave që më thoshin të tjerët.Për mua të gjithë njerëzit thonë ‘Oh Zot, ka bërë transplantin e tretë në fytyrë’, por unë kam bërë vetëm një ndërhyrje në hundë. Dhe të gjithë mërziten pse unë nuk flas për këtë pjesë, kur askush nuk më ka pyetur mua”, është shprehur Khloe.

Ajo ka shtuar se ka provuar dhe injeksionet, por nuk është fanse e botoksit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA