Prej disa ditësh, blogerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, ka qenë shumë e komentuar për jetën e saj private.

Pas festës së ditëlindjes të Armina Mevlanit, u dysha se blogerja po kalonte një krizë në çift me Shkëlzen Berishën.

Ky i fundit nuk i bëri asnjë urim publik partneres, siç ka bërë çdo vit dhe për më tepër Armina nuk tregoi nëse ai i kishte bërë apo jo ndonjë dhuratë.

Kështu menjëherë lindën dyshimet se ata po kalonin një moment të vështirë në marrëdhënie e se mund të kishin shkuar edhe drejt ndarjes.

Ajo ka vendosur zyrtarisht të thyejë heshtjen duke ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram.

Armina ka konfirmuar më gojën e saj që këto lajme që qarkullojnë lart e poshtë janë të rreme pasi ajo dhe Shkëlzeni janë bashkë dhe shumë të lumtur madje.

“Jeni ndarë më Shkëlzenin sepse kështu aludohet në media?”, e ka pyetur ndjekësi/ja.

“Fake news, jemi bashkë dhe jemi të lumtur”, ka shkruar Armina krahas fotos me dashurinë e saj.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA