Autori i përplasjes së 74-vjeçares 4 ditë më parë në Durrës është arrestuar.

Ai rezulton që të jetë autor edhe i dy vjedhjeve në qytetin bregdetar. Më datë 10.06.2021, në Kameras të Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases V. M., një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare.

Më datë 14.06.2021, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në marketin e shtetasit M. M.

Sipas policisë, materialet në ngarkim të E. Z., do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Vjedhja”.

Durrës

Aksidentoi një shtetase më datë 15.06.2021, dhe u largua, bie në prangat e Policisë autori i dyshuar. Gjithashtu ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi dyshohet si autori kryesor i  2 vjedhje në Durrës. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, pas një pune intensive u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit E. Z., 22 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas më datë 15.06.2021, në lagjen nr.11, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasen italiane A. G., 74 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Shtetësja A. G., pas mjekimit të marë në spital është larguar në banesë. Në vijim të veprimeve të kryera dyshohet se ky shtetas është autor  i 2 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 10.06.2021, në Kameras, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases V. M., një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare. Më datë 14.06.2021, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në marketin e shtetasit M. M. Materialet në ngarkim të shtetasit E. Z., do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Vjedhja”.

Pas arrestimit të tij është vënë në pranga erdhe një 22-vjeçare për bashkëpunim në krim.

Durrës

Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit E. Z., 22 vjeç, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA