“Carolinën e vrau bashkëshorti”, në mediet greke shkruhej se “vrasësit janë shqiptarë”/ Reagon Braçe: Të kërkojnë falje!

18/06/2021 10:07

Deri dje, kur burri i 20-vjeçares Caroline u arrestua si i dyshuari kryesor për vrasjen e saj, mediet greke hidhnin dyshime se “vrasësit mund të jenë 3 shqiptarë”.

Sot ka reaguar Erion Braçe, i cili, nëpërmjet një postimi në “Facebook” shkruan se “mediat greke duhet t’i kërkojnë ndjesë shqiptarëve”.

Deputeti socialist kujton vetëm disa nga rreshtat që shkruheshin në mediet greke: “vrasësit janë shqiptarë”, “vrasësit folën gjuhe të përafërt me shqipen”. Ai thotë se autoritetet greke bënë punën e vet, por mediet greke janë rraciste dhe shkruajnë në mënyrë subjektive mbi baza etnike.

Krimi nuk ka kombësi! Duhet trajtuar njësoj, sipas ligjit e me ashpërsinë që buron prej tij”, shkruan Braçe.

Sipas shefit të ekipit grek që hetoi ngjarjen, të dhënat që e lidhin bashkëshortin me vrasjen janë të

Burimet i thanë “Top Channel” se fillimisht Anagnostopolus nuk ka pranuar asnjë lidhje me ngjarjen, por është “thyer” në vazhdim, sapo ekspertët e policisë  i vunë përpara provat, të cilat nuk mundi të justifikojë.

Postimi i plotë në “Facebook”:

Carolinen nuk e ka vrarë një shqiptar! As një bandë shqiptarësh dhe, as një bandë romësh nga Shqipëria, “ata që kryejnë krime të përbindshme në vendin fqinje”!
Prej ditës kur u njoftua krimi makabër, orës, orëve e ditëve që pasuan, mbushur me lajme të medias greke se “vrasësit janë shqiptarë”, “vrasësit folën gjuhe të përafërt me shqipen”, “vrasësit mund të jenë një bande romësh nga Shqipëria që vjedhin e pasojnë me krime të përbindshme”, kam uruar të mos jetë e vërtetë!
E VERTETA DOLI NË DRITE TË DIELLIT DHE VRASËSI NUK ËSHTË NJË SHQIPTAR, AS SHUMË TË TILLË!

Ndaj sot, të gjitha agjencitë ligjzbatuese greke, meritojnë një duartrokitje të madhe për punën, profesionalizmin, këmbënguljen për t’i shkuar krimit deri në fund, zbardhjen dhe arrestimin e autorit të një krimi të përbindshëm!
Po media greke?

Ah media greke e mbytur nga steriotipet me bazë etnike e një pjesë edhe rraciste, duhet të bëj një hap pas e të kërkojë ndjesë;
Për javë të tëra vuri shqiptarët në shenjestër, madje një pjesë i shpalli fajtore, jo vetëm që nuk ndihmoi hetimin por i mori kohë hetimit duke e shtyrë e vënë nën presion me një pistë të paqenë, të rreme, të pavërtetë!

I keqardhur pafund për këtë! Krimi nuk ka komb, as kombësi!
Krimineli është njësoj i tillë pavarësisht pasaportës, pasaportave;
Duhet trajtuar njësoj, sipas ligjit e me ashpërsinë që buron prej tij;
Agjencitë tona ligjzbatuese duhet të jenë edhe më afër, të bashkëpunojnë edhe më fort, intensivisht për t’i bërë kufijtë e vendet tona edhe më të sigurta, duke iu ofruar qytetarëve tanë paqe e qetësi!

FOTO GALERI
2/13
Viktima Caroline, ishte me baba britanik dhe nënë filipinase. Ajo ishte duke studiuar në universitet në Greqi

Top Channel