Rritet bilanci i të vdekurve në Rio de Janeiro, 130 viktima pas përplasjes së dhunshme mes qytetarëve dhe policisë
Një kujdestar kafshësh është copëtuar për vdekje nga një tigër në një park të kafshëve predatore në Afrikën e Jugut, kur gardhi elektrik që e rrethonte u fik për arsye mirëmbajtjeje.
Jasper, një tigër agresiv mashkull siberian, kaloi gardhin 4 metra të lartë kur rryma në të ishte fikur, dhe sulmoi 52 vjeçarin David Solomon, në anën tjetër të tij.
Kur David pa i tmerruar felinin 300 kilogramësh që sprintonte drejt tij, dëshpërimisht u përpoq të ngjitej në një tjetër gardh, por kafsha e tërhoqi poshtë.
Jasper vrau David me disa kafshime, teksa ekzaminimet tregonin se kishte thyer qafën e kujdestarit kur e tërhoqi atë poshtë gardhit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në parkun Seaview Predator Park pranë qytetit Port Elizabeth të mërkurën.
Më pas tigri i egërsuar kishte kaluar një tjetër gardh për të hyrë në rrethimin e një tigri rival siberian, Judah me të cilin nisi një dyluftim të egërsuar.
Ai duket se donte të çiftohej me motrën e Judah, një tigreshë siberiane të quajtur Amber, para se të ndërhynin zyrtarët e spitalit veteriner të Kragga Kamma.
Ata lëshuan shigjeta qetësuese ndaj Jasper e Amber në mënyrë që të hynin për të marrë trupin e punonjësit të ndjerë David si dhe të tigrit Judah, gjithashtu të vrarë nga Jasper.
Një punonjës i parkut Seaview Predator tha: “David ishte një anëtar besnik i stafit dhe punonte me tigrat prej 15 vitesh. E njihte Jasper që kur ishte këlysh.
“Vetëm marsin e kaluar ai ishte pjesë e grupit që zhvendosën Jasper dhe motrën e tij Jade në rrethimin e ri për t’i vizituar nga publiku. Jasper ishte një tigër i madh dhe kishte sulmuar një tjetër njeri me parë, por David ishte kujdesur prej kohësh për të”.
Një tjetër zëdhënës i parkut tha se gardhet elektrike që ndanin rrethimet ku jetonin tigrat siberianë Jasper e Jade ishin duke u riparuar kur Jasper kërceu jashtë. David kishte shenja kafshimesh por Jasper i kishte thyer qafën atij kur e tërhoqi poshtë gardhit.
Top Channel