Çimit duket se nuk i ka pëlqyer aspak postimi i Stelës në Instagram dhe në takimin e tyre, ai i ka thënë se duhet ta kishte pyetur.
Sipas tij, veprimi i saj ishte i njëjtë me atë të Ilirit kur donte t’i jepte mesazhe Gilbertës nëpërmjet rrjeteve sociale kur marrëdhënia e tyre nuk po shkonte aq mirë.
Çimi: Më thuaj pak atë story-n, mund të më pyesje.
Stela: Nuk të pëlqeu? Mu duk e bukur se kemi qeshur me shpirt. Bëra funny, një fotografi si pa mendje.
Çimi: Mund të pyesësh. Mu duk sikur kopjove Ilirin.
Stela: Më duket sikur të ka ngelur qejfi diku. Edhe nga takimi me Lindën, fole thuajse të njëjtat gjëra si ne të dy, unë thashë që jam e fokusuar tek ty por duket se je i pavendosur. Po i afrohemi fundit pak a shumë, e ke kuptuar?
Çimi: Distancë, 2 hapa pas, gjithë këto gjëra tregon se ke mbetur aty ku të kam njohur.
Stela: Më duket sikur i anashkalon pyetjet.
Top Channel