Marrëdhenia e Çimit me Stelën duket se ka pësuar një krisje pasi në takimin e tyre u vu re një distancë mes tyre.

Çimi tha se Stela i jep çdo gjë me pikatore, por nuk është 20 vjeç që të luftojë për të. Ndërsa Stela insistoi se Çimit nuk i pëlqen më tipi i saj.

Çimi: Stela kaloi nga distanca në hapa pas.

Stela: Mua nuk më pëlqeu dhe e shikoj që Çimi ndoshta nuk e pëlqen tipin tim.

Çimi: Mua më pëlqen tipi yt dhe kam qenë i sinqertë 100%. Por je shumë e largët, shumë e ftohtë. Ke pasur super distancë.

Stela: Domethënë nuk të pëlqen tipi im.

Çimi: Jo tipi jot, nuk më pëlqen por ajo që jep ti është me pikatore. Ti thua lufto, por nuk jemi 20 vjeç.

Stela: Kështu i bie që nëse nuk më jep Çimi atë që kërkoj, të shkoj tek çunat e tjerë.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA