
“Meloditë e Mesdheut”/ Historia dhe muzika e Inva Mulës u bashkuan në Amfiteatrin antik të Durrësit
06/08 12:52
Festivali i Kukullave “Xinxifilo” është rikthyer përsëri në Pogradec pas 5 vitesh ndërprerje.
Natën e parë trupa e Pogradecit ka sjellë një shfaqje me personazhe të dashur për vogëlushët.
Por përgjatë 5 ditëve të festivalit trupa nga qytete të ndryshme të vendit do të jenë pjesë ndërsa organizatorët synojnë që në vitet në vazhdim të kenë edhe pjesëmarrjen e trupave të huaja.
Për aktorët e këtyre trupave rikthimi për publikun e të vegjëlve mbetet një emocion i veçantë.
“Xinxifilo” është një prej aktiviteteve më të veçanta që Pogradeci ka zgjedhur t’i organizojë këtë verë me qëllim gjallërimin e sezonit turistik dhe tërheqjen e vizitorëve.
Top Channel