Dashuria triumfon mbi gjithçka/ Historia frymëzuese e çiftit shqiptar që mposhtën kancerin së bashku (Fotot)

17/06/2021 13:21

Rezarta dhe Redoni janë kthyer në frymëzues për këdo që po kalon momente të vështira në jetë duke dëshmuar se dashuria triumfon mbi gjithçka.

Dashuria e tyre dhe mbështetja ndaj njëri-tjetrit bëri që vajza të mposhte kancerin. Në një moshë të re, 25-vjeçare, Rezarta u diagnostikua me kancer.

Në emisionin e mesditës në Top Channel, “Shqipëria Live”, çifti që prej katër vitesh janë bashkë dhe pritet që të martohen kanë treguar detaje nga historia e tyre si një film.

Rezarta: E pashë gjatë vetëkontrollit, bëra ekon e parë thashë nuk ka gjë më pas u rrit i bë më e madhe më e madhe.

Redoni: Nuk e kam lënë vetëm për asnjë sekondë.

Rrezarta: Kemi qenë bashkë në çdo ekzaminim, janë fjalët, gjestet  ato që flasin.

Redoni: Ia shtrëngoja dorën gjithmonë.

Rezarta: Për 9 muaj kurim isha në Francë dhe Redi e bënte vajtje ardhje.

Redoni: I preva unë për herë të parë flokët, e menduam si surprizë kur shkuam në Francë, kur shkuam aty ishte cdo gjë spontane. Ndodhi sepse Rezi duhej t’i priste flokët prej kimios.

Ata janë njohur nga një fotografi, ku Rrezarta u mahnit nga detajet e fotos së djalit, më pas i shkroi dhe që prej asaj dite nuk janë ndarë kurrë.

Pas kalimit të shumicës prej vështirësive, djali e surprizoi me propozimin për martesë në Cappadocia të Turqisë.

FOTO GALERI
7/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA